Në cilën anë mendoni se po rrotullohet balerina?

Në pamje të parë, është një video e thjeshtë e një balerine që rrotullohet.

Megjithatë, në fakt është një iluzion optik i cili, sipas ekspertëve, mund të zbulojë sa të zgjuar jeni.

Iluzioni luan me perceptimin visual të trurit – disa e shohin balerinën të rrotullohet në drejtim të akrepave të orës, ose e anastjellta, e disa të tjerë e shohin duke ndërruar nga njëri drejtim në tjetrin.

Për vite me radhë, figura rrotulluese është përdorur për të testuar inteligjencën e për të përcaktuar cila anë e trurit është më dominant. Tanimë ekspertët thonë se nuk ka të bëjë vetëm me hemisferat e trurit, por shumica e shohin kërcimtarën duke u rrotulluar në drejtim të akrepave të orës sepse ne jemi të prirur të kemi një këndvështrim nga sipër dhe një vëmendje të kontrolluar ndaj anës së djathtë të trupit.

Sipas shkencëtarëve ata që e shohin balerinën duke ndërruar drejtime kanë koeficient inteligjence më të lartë.

Iluzioni optik është krijuar nga dizenjuesi japonez Nobuyuki Kayahara në vitin 2003.

/Oranews

SHKARKO APP