Në dasmë s’ka krizë ekonomike, të sapomartuarit shkelin mbi para
Kohë të vështira për Europën, pasi nuk po i jepet fund dot krizës ekonomike që e ka prekur prej gati një dekadë.
Shqipëria vlerësohet ndër vendet më të varfra të Europës, ekonomia e së cilës mbahet kryesisht me të ardhurat që fitojnë emigrantët jashtë vendit.
Por kur vjen puna për festa, apo për dasma, shqiptarët nuk kursehen asnjëherë.
Shqiptarët “derdhin” një mal me para nëpër dasma, ku shpesh marrin edhe borxh. Kjo më së miri vërehet në një foto që ka nis dhe po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale. Nusja dhe dhëndri kërcenin, dhe të ftuarit e mbuluan hollin e vallëzimit me lekë.