Në debatin mes Tushajt dhe Tahirit për “zarfin”, futet edhe Artan Fuga

Placeholder Image

Videoja e kandidatit të LSI-së në Lezhë, Viktor Tushaj, i cili shihej duke i futur në xhep një zarf kryeplakut gjovalin Gjini, i cili është dhunuar javën e kaluar nga eksponentë të PS-së, ka bërë mjaft bujë duke sjellë reagime dhe kundërreagime nga palët.

Këtij debati i është bashkuar edhe akademiku i njohur Artan Fuga, i cili shprehet i habitur se si ka mundësi që kamera është fokusuar pikërisht pas shpinës së kryetarit të partisë, në një tjetër aks xhirimi, sikur dikush ta dinte atë që do të ndodhte.

“Si është e mundur që kamera amatore mbase e një celulari filmon imazhe jo të planit të parë ku lëviz kryetari i partisë, por filmon në plan të dytë, krejt të izoluar, pas kurrizit të kryetarit të partisë, në një aks krejt tjetër xhirimi, pikërisht fokusohet në një drejtim që ndodh papritur akti i futjes të zarfit në xhep? Kush e dinte se atje do të ndodhte diçka?”, reagon Fuga. Më këtë, akademiku i njohur hedh dyshime mbi videon e publikuar nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilën vetë Tushaj u shpre: ”Zakoni i malsorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet.

SHKARKO APP