Në Divjakë një breshkë e rrallë 60 kg(FOTO)

Pushuesit në plazhin e Divjakës kanë vënë  re një specie të rrallë breshke ujore dhe kanë njoftuar komisariatin e Policisë  Lushnjë dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura  Fier.

Këta të fundit, pasi bënë identifikimin dhe përcaktimin e species së rrallë, morën të gjitha masat dhe  kjo specie ujore e  llojit Caretta Carretta me peshe rreth 60 kg, u kthye e lirë në det.

Gjatë sezonit veror, shumë specie detare përfundojnë në brigje të banueshme dhe keqtrajtohen nga banorët e zonave apo pushuesit.

Së fundmi, informacionet dhe thirrjet e bëra nga shoqata të ndryshme në mbrojtje të kafshëve dhe specieve detare, kanë ndërgjegjësuar popullatën rreth brigjeve detare për rëndësinë e këtyre specieve të rralla që vizitojnë brigjet tona./ATA/

SHKARKO APP