Në Firence ndodhin çudira, dy episode të pabesueshme ndaj Beneventos (VIDEO)

Diçka e pabesueshme ka ndodhur sot në ndeshjen mes Fiorentinës dhe Beneventos, e cila është dhe ndeshja e parë që luhet pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të Davide Astorit. Futbollistët kanë ndaluar lojën në minutën e 13-të për të kujtuar ish-kapitenin e tyre, ndërkohë që pikërisht në atë minutë kanë filluar dhe reshjet e shiut.

Më pas Fiorentina ka gjetur dhe golin e avantazhit në minutën e 25-të, pi shënuar nga Vitor Hugo, i cili është futbollisti që ka zëvendësuar Astorin në ndeshjen e parë pas largimit të tij nga jeta. /Koha Jonë/

SHKARKO APP