Në këtë hotel turistët flenë në dy shtete njëkohësisht (FOTO)

Hoteli Arbez me dy yje ndodhet në kufirin mes Francës dhe Zvicrës. Ka një adresë franceze dhe një zvicerane. Sapo të hyni brenda, mund të ecni nga njëri shtet në tjetrin brenda sekondave.

Pozita e veçantë e këtij hoteli erdhi në vitin 1862, kur qeveria franceze dhe ajo zvicerane nënshkruan një traktat për të modifikuar kufirin mes dy vendeve, thuhet sipas Swissinfo.

Shtretërit e dhomave kanë nga dy jastëk, njëri i dizajnuar me flamurin zviceran e tjetri me atë francez.

SHKARKO APP