Në këto shtete kolegët shkëmbejnë biseda totalisht nudo
Nëse ndodh që herën tjetër të transferoheni në shtete të tjera të Europës për të punuar, nuk duhet të shokoheni aspak për kultuyrën dhe etikën e tyre në marrëdhëniet koleg-koleg apo drejtor-punonjës pas pune. Ja disa raste që ndoshta do ju lenë me gojë hapur (derisa t’i provoni) vetë.
“Nuk do e harroj kurrë eksperiencën time në një sauna në Heidelberg të Gjermanisë i ulur ngjitur me shefin tim nudo vetëm një javë pasi kasha nisur punë.”
Shembulli më sipër është krejt normal për vende si Gjermania, Holanda apo Finlanda. Pra të ndash një sauna me koelgët e tu apo shefin tënd është njësoj sikur të shkosh në një pab për birra pas pune.
Në Finlandë, ndryshe nga Gjermania femrat dhe meshkujt kanë kabina të ndara, por shteti ka barazi në shumë aspekte. Për ta nuk ka rëndësi rroga dhe statusi kur përfundojnë orarin e punës. Shumë kompani në këto vende nordike kanë madje saunan e vetë brenda ndërtesave ku punojnë.
Në 5.5 milionë banorë (siç është Helsinki) ka një sauna për çdo 2 persona. E gjithë kjo kulturë është logjike dhe argëtuese në vende kur në dimër temperaturat shkojnë deri në -30 gradë.