Në Kinë veshi i një pacienti rritet tek krahu i tij (FOTO)

Mjekët e një spitali në Kinë kanë mundur që të rrisin një vesh në krahun e një mashkulli që e humbi veshin në një aksident automobilistik.

Si pjesë e kësaj procedura unike që bëhet për herë të parë në Kinë, mjekët morën kërc nga brinjët e pacientit dhe e prenë atë në formë e veshit.

Ky kërc u vendos nën lëkurën e krahut të djathtë të pacientit dhe shërben si struktura mbi të cilën po rritet veshi i ri. Mjekët konfirmuan se veshi do të pritet nga krahu i pacientit kur të arrijë përmasat e duhura dhe më pas do të vendosën në kokën e tij, aty ku mungon pjesa që ai humbi në aksident.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarë të spitalit në qytetin Xi’an thanë se kjo do të bëhet pas rreth katër muajsh. Sidoqoftë, forma e veshit që rritet në krahun e pacienti, sigurisht veç përgëzimeve për punën e ekipit mjekësor, ka sjellë edhe mjaft batuta në rrjetet sociale. Ajo që mbizotëron është shprehja e re se jo vetëm muret paskan veshë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?