Në Malin e Zi bie borë?!
Instituti malazez i Meteorologjisë dhe Sizmologjisë paralajmëroi se në rajonet e larta malore në fillim të javës së ardhshme priten reshje dëbore.
”Nesër, në Malin e Zi do të jetë mot i ndryshueshëm dhe me intervale dielli, ndërsa gjatë natës në disa pjesë të caktuara mund të ketë të reshura shiu. Gjatë fundjavës dhe të hënën pritet të jetë me vranësira të shtuara”, njoftoi ky institut.
“Në mbrëmjen e së dielës dhe të hënës, në rajonet e larta malore në veri pritet të bjerë edhe dëborë”, theksoi ai.
Të martën në mëngjes reshjet do të ndalen dhe gjatë ditës moti do të jetë kryesisht i thatë.