Në Mynih luhet finalja e parakohshme, Italia shënon në minutën e 30-të
Italia do të provojë të kalojë provën e parë serioze në këtë Europian, duke tentuar të kalojë belgët të cilët janë të mbushur me yje. Djemtë e Roberto Martinez eliminuan Portugalinë në fazën e 1/8-ve dhe kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin në këtë Europian pa marrë parasysh forcën e kundërshtarit.
BELGJIKË-ITALI 0-1
13′ Italia gjen rrugën e rrjetës me Bonuçin, por goli anulohet nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
5′ Ndeshja nis e zjarrtë me sulme nga të dyja krahët. Më kërkues belgët në këto minuta.
1′ Belgjika e nis menjëherë në sulm, ku Lukaku provon të dalë i vetëm përballë Donarumës, por kontrollon gjithçka gardiani italian.
1′ Spektakël i garantuar, starton finalja e parakohshme në Mynih!
FORMACIONET ZYRTARE
BELGJIKA: Kurtua, Alderuajerd, Vermalen, Vertongen, Vitsel, De Bryjne, Tielemans, Mëni, Doku, T.Hazard, Lukaku,
Trajner: R. Martinez
ITALIA: Donaruma, Di Lorenco, Kielini, Bonuçi, Spinacola, Verrati, Zhorzhinjo, Barela, Kiesa, Imobile, Insinje,
Trajner: R.Mançini