Në prag të vdekjes, sot vështirë të njihet (FOTO)
Një adoleshente ruse që ishte në prag të vdekjes si pasojë e anoreksisë, ka rikuperuar në peshë në mënyrë të pabesueshme dhe tashmë është kthyer në instruktore palestre. 18-vjeçarja Vera Schulz nga qyteti i Stavropol Krait në Rusinë jug-perëndimore ishte prekur nga anoreksia dhe peshonte vetëm 31 kilogramë në vitin 2014.
Ajo thoshte se i binte të fikët teksa ngjiste shkallët për në shtëpinë e saj në katin e 5-të. Por gjithçka ka ndryshuar si pasojë e dëshirës së saj të madhe për sportin.
Sot ajo është instruktore në një palestër dhe ka më shumë se 22 mijë ndjekës në Instagram, ku këshillon njerëzit se si të jetojnë jetë më të shëndetshme.