Në SHBA punojnë më shumë se në Europë, ja populli më dembel

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë destinacioni i ëndrrave për shumë europianë, por ajo që i pret nëse zhvendosen atje është patjetër një jetë shumë më e lodhshme.

Sipas një studimi të Universitetit të Arizonës, të Gothe në Frankfurt dhe atij të Mc Master në Ontario të Kanadasë është dalë në përfundimin se europianët punojnë 19% më pak orë se se amerikanët.

Për shembull një punëtor mesatar në Belgjikë  punon vetëm 19,4 orë në javë në krahasim me 26,1 orët e një amerikani. Sipas statistikave Amerikanët pasohen nga zviceranët, çekët, portugezët, danezët dhe austriakët.

Ndërsa italianët janë pupulli që punon më pak sipas këtij studimi. Ata pasohen nga francezët, belgët, polakët, gjermanët dhe hungarezët.

tabela

SHKARKO APP