Në Shqipëri duhet të punosh 330 orë për të blerë një iPhonë 6, në Zvicër 20

Sa orë duhet të punosh për të blerë një iPhone të ri? Ndryshon në mënyrë dramatike nëpër botë, duke reflektuar diferencat në produktivitet dhe fuqinë blerëse.

Sipas një raporti nga UBS, që synon të masë mirëqenien duke vlerësuar se sa minuta punonjësit në shtete të ndryshme duhet të punojnë për të përballuar një iphone, njëBig Mac, një kg bukë apo një kg oriz, një punonjës mesatar në Nju Jork ose në Zyrih duhet të punojë tre ditë për të blerë një iPhone 6. Në Kiev, në kontrast do të duhen 13 javë (ose 627 orë) për të blerë të njëjtin telefon.

Për Shqipërinë të dhënat mungojnë, por sipas përllogaritjeve të Monitor, për të blerë një iPhone 6, që kushton 95 mijë lekë (770 dollarë me kursin aktual të këmbimit) do të duhen mesatarisht rreth 330 orë pune. (Paga mesatare në vend është 45 mijë lekë, sipas INSTAT, apo 365 dollarë dhe sipas kodit të  punës, janë 40 orë në javë apo 160 orë në muaj. Si rrjedhojë, mesatarisht për një orë pune, një punëtor shqiptar fiton rreth 2.3 dollarë. Një iphone 6 kushton në Shqipëri 95 mijë lekë, apo rreth 770 dollarë).

Me kaq orë pune që duhen për të blerë një iphone, Shqipëria renditet në listën e shteteve që duhet të “djersinë” 41 ditë për të pasur një smartphone luksi.

SHKARKO APP