Në sitën e Qeverisë anijet e peshkimit, VKM: Brenda 45 ditëve, rinovim licencash

Qeveria miraton ligjin për futjen në sitë të të gjitha lejeve dhe licencave të peshkimit dhe kontrollin e dokumentacionit për të gjitha anijet që ushtrojnë aktivitetin e peshkimit në det. Vendimi i propozuar nga Ministria e Bujqësisë parashikon numrin e saktë të lejeve të peshkimit tregtar që ka kapacitet bregdeti shqiptar, çka do të thotë se vijimi i aktivitetit do të jetë i kufizuar.

Brenda 75 ditëve, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave do të verifikojë Regjistrin e Anijeve të Peshkimit, duke përcaktuar të gjitha anijet që kanë një leje peshkimi, së cilave u kanë përfunduar afatet e vlefshmërisë. Brenda 45 ditëve, subjektet e peshkimit, pronarët ose administratorët e anijeve të peshkimit, duhet të deklarojnë vullnetin për të vazhduar aktivitetin e peshkimit pranë Drejtorisë së Peshkimit dhe të pajisen me leje peshkimi, duke shlyer të gjitha detyrimet përkatëse.

Në rast mospërgjigjeje, Drejtoria e Peshkimit bën daljen përfundimtare të anijes nga flota e peshkimit dhe bën të pavlefshëm numrin e anijes së peshkimit. Një anije peshkimi e nxjerrë nga flota e peshkimit, nuk mund të hyjë përsëri në flotë edhe në rast se ndryshon emrin, pronarin/administratorin e saj, portin e veprimtarisë etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi i përditësimit të Regjistrit të Anijeve të Peshkimit përfundon në datën 31 mars 2017. Vendimi i ri parashikon edhe standarde për anijet e peshkimit, ku do të ndalohet hyrja në flotën e peshkimit të mjeteve lundruese që përdorin trata tërheqëse fundore me moshë më të madhe se 20 vjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?