Negociatat e anëtarësimit në BE, ministri Hoxha: Integrimi, përgjegjësi dhe investim i gjithsecilit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, nisën nga Shkolla e Magjistraturës në Tiranë turin e dialogut “BE dhe Ti: Evropa fillon këtu”.

Sipas Hoxhës, ky është një tur për të biseduar mbi rolin e çdo qytetari në mënyrë që procesi i integrimit të bëhet i prekshëm për të gjithë dhe se takimet nuk janë leksione, por bashkëbisedim me të rinjtë.

“E kemi nisur këtë dialog me ministren Pirdeni dhe, së shpejti edhe me kryenegociatoren Dhuka, të cilin duam ta titullojmë – dhe kjo është hera e parë që po e përmend – ‘EU and You, Europe Starts at Home’. E thënë shqip: BE-ja dhe Ti – Evropa fillon këtu.
Fillon tek gjithsecili prej nesh. Sepse nëse nuk kuptojmë rolin tonë, pjesën tonë, pjesëmarrjen dhe kontributin tonë, nuk do ta kemi kuptuar as vetë procesin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Integrimin nuk e bën as ministri i Jashtëm, as ministrat, as qeveria. Integrimin e bëjmë të gjithë bashkë. Integrimi është përgjegjësi e parë e ekipit negociator, e grupeve të tyre dhe e nëpunësve civilë, por edhe e një numri të gjerë aktorësh nga shoqëria civile, bota e biznesit dhe të gjitha fushat e veprimtarisë në këtë vend, të cilët kanë një rol dhe një kontribut të pazëvendësueshëm. Nëse arrijmë të kemi të njëjtin kuptim për procesin dhe nëse secili prej nesh jep kontributin e tij, atëherë do të jemi të denjë për të qenë pjesë e asaj tavoline dhe e asaj familjeje”, tha Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?