Nënshkruhet marrëveshja, ministri Gonxhja: 350 mijë euro për restaurimin e Muzeut Historik Kombëtar
Banka Evropiane e Investimeve ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blendi Gonxhja bën me dije se nga kjo marrëveshje ofrohet një grant me vlerë 350 000 euro, duke mundësuar shërbime këshillimore për restaurimin urban dhe rindërtimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.
“Nënshkruam me BEI marrëveshjen për një grant asistence teknike prej 350,000 eurosh, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt restaurimit dhe rinovimit të plotë të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, pasi jemi drejt fundit me punimet e përforcimit dhe rigjenerimit të fasadave falë financimit nga Eu4Culture🇪🇺 të fazës 1 të projektit.
Me mbështetjen e BEI Globale, përmes këtij financimi, po hyjmë në fazën e dytë të përditësimit fë projektit, duke garantuar përgatitjen dhe projektimin teknik të të gjithë rikonstruksionit të brendshëm, rishikimet e detajuara, zbatimin e muzeimit të ri, si edhe mbikëqyrjen dhe menaxhimin profesional të çdo etape të tij.
Ky proces do të sigurojë që restaurimi e rinovimi të përmbushë standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë, rijetëzimin profesional, efikasitetit energjetik dhe qëndrueshmërisë ndaj kushteve klimatike e flukseve vizitore“, shkruan Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

