Neranxi: Biznesi në vështirësi taksat vendore antikushtetuese

Kryetari i Shoqatës së Tregtarëve, Nikollaq Neranxi reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën për pezullimin e ligjit për Taksat Vendore.

Neranxi theksoi se ligji është antikushtetues, ndërsa shtoi se biznesi në Shqipëri është në vështirësi.

Ka pasur dy palë paditëse në Kushtetuese për ligjin e Taksave Vendore, Shoqata e Tregtarëve si dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë.

Dhoma Kombëtare e Tregtisë u tërhoq nga kërkesa vetëm ditën e sotme. Nikollaq Neranxi bëri përgjegjës për këtë kreun e Dhomës Kombëtare të Tregtisë, Nikolin Jaka, duke theksuar se ai u tërhoq për interesa personale, për të mos i dalë kundër shtetit

SHKARKO APP