Nëse do kishit 52 mijë dollarë, çfarë do bënit me to? 20-vjeçarja ka blerë…

Nëse do të kishit 52 mijë dollarë, çfarë do të bënit me to? Nëse do të ishit Kendall Jenner, do të blinit një divan të çuditshëm.

20-vjeçarja ka mobiluar shtëpinë e saj në Los Angeles që ka një dhomë të stërmadhe, duke blerë një divan shumë të madh, të çuditshëm, por edhe të shtrenjtë.

Sipas aplikacionit të saj Kendallj.com, divani i madh dhe mjaft impresionues është punuar me dorë nga Edra, dhe katër njerëz kanë punuar në sinkron me njëri-tjetrin për më shumë se një javë për ta përfunduar.

“Edhe pse kam blerë një tufë me gjëra, jam ende në pritje për të tjerat që kam porositur”, ka thënë modelja e Calvin Klein. Ndërkohë ajo e bleu shtëpinë 6.5 milionë dollarë nga aktorja Emily Blunt.

 

SHKARKO APP