Nëse i beson instinktit, do të gjesh rrugën e duhur

Instinkti është zëri i natyrës te ne. Te kafshët instinkti bën bëma të pabesueshme: për shembull bletët i ndiejnë lulet kilometra larg; një qen mund ta njohë të zotin edhe pas shumë vitesh. Por ndryshe nga kafshët ndodh shpesh që njerëzit të tremben nga instinkti dhe përpiqen që ta kontrollojnë atë. Kjo ndodh, sepse instinkti lind para se të krijohet ideja jonë mbi të mirën dhe të keqen. Por është pikërisht kjo karakteristikë që e bën të nevojshëm për të realizuar natyrën tonë, njësoj siç u ndodh gjallesave bimore dhe shtazore.

Shumë gjëra mund t’ua hapin ose mbyllin dyert sjelljeve instinktive. Të tilla janë: bindjet tona personale, mendimi që kemi për jetën, mënyra sesi sillemi me veten, rolet që interpretojmë, por edhe edukimi, bindjet fetare, kultura, edukata, morali. Nëse të gjitha këto nuk bashkëveprojnë me njëra-tjetrën, instinkti mund të rrjedhë lirisht dhe sjellja jonë do të jetë në harmoni me rregullat e vendosura nga natyra. Në rast të kundërt mund të lindë një konflikt i brendshëm që rrezikon të na bllokojë, na bën të shtiremi dhe të jemi të pakënaqur. Shpeshherë kur gabojmë në jetë ndodh pikërisht se nuk ndjekim instinktin, por rregullat dhe bindjet, ose kushtëzohemi nga frika dhe ndjenja e fajit.

Ai që i vendos kushte vetes jeton keq. Për shembull: “Duhet të frenohem, po sillem si një njeri i pacivilizuar”; “Fantazoj për gjëra që më vjen turp”; “Më tërheq shumë, por kam vendosur të mos dorëzohem; “Nuk i duroj dot, por shtirem sikur nuk ka ndodhur gjë”; “I thashë që do të shkoj, kështu që nuk mund t’i dal fjale”.

Nëse i përmbahemi shprehjes që instinkti nuk duhet ta bezdisë jetën tonë, për shembull siç dëshmojnë frazat e lartpërmendura, mund të nxisin një konflikt të brendshëm kronik, që mund të na detyrojë të marrim vendime që nuk na përkasin dhe na shtyjnë të jetojmë një jetë të rreme.

Kush dëgjon zërin e instinktit ka më shumë avantazhe. Për shembull, fraza të tilla janë: “Isha në krizë, por diçka brenda meje më këshilloi se çfarë të bëja; e ndjeva sikur ishte burri i jetës sime, por mos më pyet përse; nuk shkova, sepse nuk më frymëzonte. Vetëm më pas e kuptova se mora vendimin e duhur”.

Kur ne lëmë që instinktet të rrjedhin lirshëm dhe përkthehen menjëherë në emocione, ndjenja, mendime, ide, krijimtari, atëherë nga zonat e thella të trurit vjen frymëzimi për të zgjedhur gjithmonë rrugën e duhur dhe në këtë mënyrë mund të jetoni në një gjendje harmonie.

SHKARKO APP