Nëse Lleshi është gjeneral, nuk mund të bëhet asnjë lloj ministri!
Nga Arben Duka –
Rama kur ka bërë kërkesën,
ka bërë një gabim fatal,
para emrit Sandër Lleshi,
ka vënë gradën gjeneral!
Dhe realisht Sandër Lleshi,
është gjeneral në pension,
angazhimet politike,
ka status që ja ndalon!
Mendoj se për procedurë,
për t’i dalë para skandalit,
duhet të kish një dekret,
për gradën e gjeneralit!
Duhej që t’i hiqej grada,
nga Iliri me dekret,
pastaj mund ta propozonte,
Rama për në Kabinet!
Është mëngjes tani që shkruaj,
dhe afati sot mbaron,
e Meta shkel Kushtetutën,
nëse Lleshin dekreton!
Po për ironi të fatit,
ligji thjeshtë e detyron,
përsëri shkel Kushtetutën,
nëse Lleshin s’dekreton!
Kot nga Ministri e Mbrojtjes,
Meta kërkon të vërtetën,
nëse bëhesh gjeneral,
mbetesh i tillë për gjithë jetën!
Ai që ka bërë shkresën,
është vërtet një karafil,
se një gjeneral ushtrie,
s’bën dot kontrollin civil!
Në fakt këtu Kushtetuta,
i ka gjërat të përpikta,
po vetë kandidatura,
mbart mbi vete kontradikta!
Të njëjtën formulë kanë,
gjithë vendet demokratike,
kabinetet ministrore,
janë ultra politike!
Nëse ti ndryshon formulën,
e bërjes së qeverisë,
ke minuar krejt me dashje,
thelbin e demokracisë!
Unë i them gjërat açik,
s’dua njeri të më falë,
vetëm vendet komuniste,
kanë ministra gjeneralë!
Dhe në kohën e Enverit,
s’paska pasur shumë debilë,
se Ministria e Mbrojtjes,
kishte ministra civilë!
Lleshi do bëhet ministër,
dikush letrat do t’i ndreqi,
po Gjykata Kushtetuese,
për një minutë mund ta heqi!
Lleshi nesër do të ketë,
dhe karierë politike,
por sot për sot janë shkelur rëndë,
parimet demokratike!
Gazeta Dita