Nesër izolimi i fundit për 40 orë/Rama: Nga e hëna masa lehtësuese

Kjo është java e katër e cila do të mbyll shqiptarët për 40 orë në shtëpi, pasi nga e hëna do të hynë në fuqi masat e reja lehtësuese. Që do të thotë të shtunën në orën 13.00 deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi. Përmes një postimi në facebook, Rama thotë se pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë. “Nesër është dita e fundit me fashën orare deri në 13.00. Nga nesër në 13.00 deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi Nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë”.

SHKARKO APP