Nesër mblidhet Grupi Parlamentar i PS për Ballukun, zbulohet agjenda

Nesër mblidhet Grupi Parlamentar i PS për të shqyrtuar çështjen Balluku, nëse do t’i hiqet imuniteti i deputetes apo jo.

Mbledhja do të drejtohet nga kryesocialisti Edi Rama dhe pritet të mësohet qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Është zbardhur edhe agjenda e mbledhjes që do të mbahet, ku fillimisht fjalën do ta ketë Rama, e më pas ministrat e kabinetit socialist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

Swiss Digital Mobile Reklama

11:00-Hapja e Mbledhjes

-Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH Edi Rama

-Raportimi i Ministrave

Raporti i Ministrit të Financave Petrit Malaj

Raporti i Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores Majlinda Dhuka

Raporti i Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj

Raporti i Ministres së Shtetit për Administratën Publike Adea Pirdeni
dhe Antikorrupsionin

Raporti i Ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiu

Raporti i Ministrit të Mbrojtjes Piro Vengu

Raporti i Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala

Raporti i Ministres së Arsimit Mirela Kumbaro

Raporti i Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo

Raporti i Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH Taulant Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?