Nesër në ankand letra e shkruar në Titanik
Një letër e shkruar në Bordin e Titanikut në prill të vitit 1912, nesër do të dalë në ankand.
Letra u shkrua nga Ockar Holverson vetëm një ditë para se të fundosej anija, transmeton Koha.net.
Në letër ai ka dhënë detaje të shumta për anijen, si kanë hyrë njerëzit brenda dhe shumëçka që ka ndodhur aty.
Holverson ishte në mesin e 1500 njerëzve që vdiqën kur anija u fundos. Trupi i tij u gjet bashkë me letrën.
Megjithatë letra nuk është e vetmja që nesër do të dalë në ankand.
Do të ketë edhe fotografi të shumta, çmimi i të cilave do të mbërrijë deri në 12 mijë funte.
Ankandi do të mbahet nesër në Wiltshire, në perëndim të Anglisë.