Nesër në “Koha jone”: Kush është “faktori i 3-të” në Ballkan, zoti Rama?

Nesër në gazetën “Koha Jone” do lexoni shkrimin me titull: Kush është “faktori i 3-të” në Ballkan, zoti Edi Rama?

Fragment nga shkrimi: …….Dje në konferencën e shtypit të Edi Ramës bashkë me Kancelaren gjermane Angela Merkel, kreu shqiptar i ekzekutivit foli paksa me presion diplomatik ndaj një Europe indiferente në zgjerim. Ja se ç’tha Rama, fjalë për fjalë:”Unë nuk ju them asgjë të re, duke nënvizuar edhe sot faktin se kjo situatë e re premtuese në rajon lidhet me fuqinë e madhe tërheqëse që ka Europa për ne, gjë që ju e keni konstatuar dhe nënvizuar vazhdimisht. Por, po ashtu dua të nënvizoj se në këtë situatë shumë pozitive për rajonin tonë, as ne dhe as miqtë dhe partnerët tanë europianë nuk duhet ta marrin të mirëqenë atë që kemi arritur, sepse në hapësirën tonë rajonale veprojnë dhe aktorë të tretë,  të cilët synojnë të shfrytëzojnë çdo lëkundje, çdo paqartësi apo vakum që mund të krijohet në marrëdhënien tonë me Bashkimin Europian”.

Pra kryeministri Rama,duke ndjerë në njëfarë mënyre indiferentizmin dhe kaosin e BE, sidomos pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian e aq me shumë ftohtësinë me të cilën do përballet Europa në janar 2017 me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë paralajmëroi,mes rrjeshtave, se në Ballkan po futet fuqishëm “Aktori i tretë”.Natyrisht Rusia. Ka kohë që Moska po zbarkon dhe po ringjall lidhjet e vjetra në Ballkanin Perendimor.Aq me tepër tani me Presidentin e ri amerikan duket se Rusia do jetë një partner në zgjidhjen e problemeve botërore.Duke mos harruar Ballkanin, ku Rusia (ish-BRSS) ka patur interesa të mëdha gjeostrategjike rajonale.Kancelarja gjermane Merkel ka qenë dhe mbetet një mike shumë e mirë e Shqipërisë.Por ajo e vetme nuk ka ç’ti bëjë një Europe e cila po shthuret nga mungesa e rregullit brenda familjes dhe e frikësuar përballë një Rusie e cila po zbret me afër shteteve balltike, anëtare të BE. Kësisoj frika e shteteve të BE për t’u zgjeruar ka nxjerrë “arësye” për të vonuar dëshirat europiane të popujve të Ballkanit.Ndërkohë Rusia po zbret nga pak e përditë në Ballkanin Perendimor, pasi ato në Lindje i gëlltit sapo të hap gojën, nëse don ta hap.Mësohet nga burime që nuk duan të indentifikohen për median se në zyrën e kryeministrit Edi Rama ka mbërritur një ftesë zyrtare nga pala ruse për të vizituar Moskën, por nuk dihet nëse Rama e ka në mendje një vizitë të tillë……

SHKARKO APP