Nesër nis Ramazani, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Uroj që ky muaj të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin

Presidenti Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të bekuar të Ramazanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka uruar agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët.

“Besimtarët myslimanë fillojnë nesër agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar për gjithë besimtarët myslimanë, uroj që ky muaj i shenjtë të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin! Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!”, ka shkruar Begaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se ditën e nesërme nis muaji i Shenjtë i Ramazanit, që fton besimtarët myslimanë në mbarë botën në reflektim të thellë dhe pastrim shpirtëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?