Neurologu që komunikon me pacientët klinikisht të vdekur

Pacientët në një gjendje të ashtuquajtur vegjetative të vazhdueshme, të kapur midis jetës dhe vdekjes, duket se janë të vdekur në tru. Por a janë ata? Familjet e tyre shpesh mendojnë se ata janë gjallë, por mjekët nuk pajtohen me këtë mendim. Neuroshkenctëari britanik Adrian Owen bëri një kërkim për të kuptuar se çfarë ndodh në të vërtetë me këta pacientë.

Kur takova për herë të parë Carol, ajo kishte qëndruar në shtratin e spitalit për muaj të tërë, pa u përgjigjur apo treguar ndonjë shenjtë të vetëdijes . Hetimi kishte zbuluar dëme të konsiderueshme të lobeve frontale të trurit të saj, të cilët kontrollojnë aftësitë tona njohëse, siç janë zgjidhja e problemeve, kujtesa, gjuha apo gjykimi.

“Ne u përpoqëm të bënim diçka krejtësisht të re. Në vend që thjesht të përpiqeshim të stimulonim trurin e pacientes dhe të shihnim ndonjë përgjigje, ne i kërkuam Carolit që të na komunikonte teksa qëndronte në skanerin tonë – një skaner funksional (fMRI). Kjo makinë tregon se cilat pjesë e trurit është aktive duke zbuluar se duhej më shumë oksigjen.

Ne i kërkuam Carolit të imagjinonte të luante tenis dhe të lëvizte gjymtyrët në gjendje vegjetative.  Tani, me Carol brenda skanerit, ndodhi diçka e mahnitshme. Sa herë që kërkuam Carol të imagjinonte të luante tenis, ajo do të aktivizonte korteksin e saj premotor ashtu si vullnetarët e shëndetshëm.

Ne pastaj i kërkuam Carol të bënte diçka tjetër – të imagjinonim të ecnim rreth shtëpisë së saj. Hulumtimi ynë kishte treguar se kur njerëzit imagjinojnë të lëvizin nëpër një mjedis të njohur, stimulojnë aktivitetin në një pjesë të trurit të quajtur gyrus parahippocampal. Pas shumë provave të tjera, që ajo i kaloi me sukses, ne zbuluam diçka magjike. Tashmë Carol është kthyer në shtëpinë e saj, por ajo që ne zbuluam ishte se ne mund të komunikojmë me njerëzit vegjetativ dhe mund tu bëjmë atyre pyetje e të marrim përgjigje”, tha neuroshkencëtari.

SHKARKO APP