Neymar humbi turneun me Brazilin, Messi shpreh keqardhje
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka pranuar se atij i vjen keq që e sheh Neymar jashtë Copia America. Braziliani i Barcelonës është pezulluar me katër ndeshje. Kapiteni i Brazilit Neymar u pezullua pas konfliktit me lojtarët e Kolumbisë.
Ai nuk do të jetë pjesë e Copa Americas, deri në një apel të vendimit.
Messit i ka ardhur keq që bashkëlojtari te Barcelona dhe rivali te Brazili më nuk luan.
“Nuk dua të komentoj për Neymarin. Ai është shoku im. Më vjen keq për dënimin që ai ka marrë dhe që nuk mund të luajë më në Copa America.
“Ai është lojtar shumë me rëndësi për Brazilin. Unë e di çka do të thotë që ai të jetë në fushë”, theksoi Messi.