Nga 1 janari njehsohen tarifat celulare për thirrjet jashtë rrjetit

Altin Rrapaj, Drejtori Rregullator i Tregut pranë AKEP shpjegon se një vendim i tillë synon rritje të konkurrencës dhe më shumë përfitim nga qytetarët.

“Vendimet e AKEP synojnë që nga 1 janari, 4 operatorët celularë të mos dallojnë për thirrjet brenda rrjetit dhe jashtë rrjetit, përfshirë edhe ofertat apo minutat e përfshira në oferta. Ky vendim duhet të zbatohen nga operatorët celularë duke filluar nga 1 janari.”

Ndërkohë AKEP synon që të balancojë dhe tarifat. Sipas Rrapaj në Shqipëri tarifat vlerësohen në nivel mesatar por përsëri tregu po analizohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo që është vënë re është që konkurrenca ka qenë intensive por e fokusuar në tarifat e thirrjeve brenda grupeve brenda rrjeteve dhe këto janë shumë të lira. Ndërkohë tarfat e thirrjeve standarde janë më të larta. Mesatarisht tarifat në Shqipëri janë në nivel mesatar në rajon, madje edhe me e ulët se vendet e BE”

Swiss Digital Mobile Reklama

Por disa prej kompanive celulare shprehen kundër këtij vendimi pasi sipas tyre ka vetëm synim favorizues.Ndërkohë si shqetësim është ngritur edhe qëndrueshmëria financiere e operatorëve në treg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?