Nga 1 janari, shtrenjtohet gazi i lëngshëm për makinat

Placeholder Image

Nga janari 2017, të gjithë përdoruesit e makinave me gaz do ta blejnë më shtrenjtë këtë produkt.

Në paketën fiskale të vitit të ardhshëm Ministria e Financave ka vendosur ta përfshijë gazin e lëngshëm në produktet e akcizës, ashtu si dhe karburantet e tjera. Kjo pritet ta rrisë me rreth 5 lekë çmimin e gazit të lëngshëm.

Ministri Arben Ahmetaj ka bërë me dije se akciza do të aplikohet vetëm në gazin e lëngshëm që përdoret për automjetet.

Gjithashtu Ministria ka ulur nga 7 milionë lekë në 5 milionë lekë kufirin e makinave që paguajnë taksën e luksit. Kjo bëhet për të rritur numrin e mjeteve që paguajnë këtë taksë.

Në një takim me gazetarët, Ministri Arben Ahmetaj tha se këto ndryshime janë miratuar mëngjesin e së premtes nga Këshilli i Ministrave, dhe të hënën e javës së ardhshme do të kalojnë për shqyrtim në Kuvend.

SHKARKO APP