Nga 1 prilli s’ka QKR as QKL, por Qendër Kombëtare Biznesi

Nga data 1 Prill pritet të fillojë funksionimin Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), një institucion që lind nga shkrirja e QKR-së dhe QKL-së.

Kështu, biznesi duke filluar nga muaji i ardhshëm do të mund të marrë shërbimet e ofruara nga këto institucione në një ndalesë të vetme. Dhe në momentin që institucionet do të bashkohen, do të ekzistojë mundësia e reduktimit të kohës së procedimeve, si dhe do të ofrohet shërbim më i mirë për biznesin.

Sikundër, me bashkimin e këtyre institucioneve do të nisë reduktimi i kohës së procedimeve, si dhe do të ofrohet shërbim më i mirë për biznesin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa të gjitha dokumentet e lëshuara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe Qendra Kombëtare e Licencimit, përpara datës së krijimit të QKB, mbeten të vlefshme për çdo qëllim ligjor dhe subjektet që janë pajisur me to nuk detyrohen të kryejnë asnjë veprim shtesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkimi i QKR-së me QKL-në nuk prek funksionimin ligjor aktual. Bëhet fjalë për një bashkim që ekonomizon dhe maksimizon përdorimin e burimeve. Në momentin që institucionet do të bashkohen, do të ekzistojë mundësia e reduktimit të kohës së procedimeve, si dhe do të ofrohet shërbim më i mirë për biznesin.

Ligji nuk parashikon reduktim të lejeve apo licencave, por po punohet nga ana e Ministrisë së Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për të rivlerësuar disa akte që kanë edhe emërtime të tjera, si ‘miratime’, në kuadër të autorizimeve/lejeve/licencave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?