Nga 1 shtatori rivlerësim apartamenteve, ulen taksat

Të gjithë ata që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme nga 1 shtatori do të kenë mundësi ta rivlerësojnë atë me çmimin e tregut dhe t’i paguajnë shtetit si detyrim vetëm 2% të diferencës nga 15 % që paguhet deri më sot. Kjo pasi qeveria ka vendosur që përmes një projektligji të rikthejë aministinë për aprtamentet . Sipas draftit të qeverisë miratimi i projektligjit do të ketë efekte të drejtpërdrejta në nxitjen dhe formalizimin e tregut të pasurive të paluajtshme.

Sa përfitohet nga amnistia? Aktualisht, në rast se një person shet një apartament duhet të paguajë tatim fitimin në masën 15% të fitimit të realizuar. Ky fitim del nga diferenca mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes. Kjo diferencë tatohet me 15%. Pra në rast se një person ka blerë një aparatment 60 mijë euro dhe e shet atë 70 mijë do të fitojë 10 mijë euro. Nga ky fitim do të paguajë 15% që do të thotë 1500 euro tatim.

Nga amnistia e re përfituesit më të mëdhenj janë ata që kanë deklaruar çmime blerjeje minimale dhe të gjithë ata që kanë shtëpitë ndërtuara para 199-shit.

SHKARKO APP