Nga 37 deri në 45 vjeç, njihuni me 5 “pleqtë” e Kupës së Botës (FOTO LAJM)
Botërori i “Rusi 2018” do jetë i veçantë për disa futbollistë të cilët edhe pse janë në fundin e karrierës do të jenë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik të vitit.
Rasti më i çuditshëm është ai i portierit të Egjiptit, Essam El-Hadary, i cili është 45 vjeç dhe do jetë aktiv në këtë turne. Ndërkohë i veçantë do jetë Botërori edhe për Rafa Markez. Meksikani do të luajë kësaj here Botërorin numë 5 në karrierën e tij.
5 futbollistët më të vjetër të turneut:
Jose de Jesus Corona, 37 vjeç e pesë muaj, 52 ndeshje me Meksikën
Tim Cahill, 38 vjeç e gjashtë muaj, 105 ndeshje me Australinë
Sergei Ignashevic, 38 vjeç e 11 muaj, 121 ndeshje me Rusinë
Rafa Marquez, 39 vjeç e katër muaj, 143 ndeshje me Meksikën
Essam El-Hadary, 45 vjeç e katër muaj, 157 ndeshje me Egjiptin