Nga 67 investitorë të huaj që kanë shprehur interes sivjet, vetëm 2 janë konkretizuar

Gjatë këtij viti kanë shfaqur interes për investuar në Shqipëri 67 investitorë të huaj, por burimet nga Ministria e Ekonomisë bëjnë me dije se vetëm 2 prej këtyre pretendimeve janë realizuar, një në miniera dhe një në tregtinë me shumicë.

Siç shihet nga tabela e mëposhtme, 10 nga investitorët kanë shprehur interes për sektorin e energjitikës, 9 në sektorin e prodhimit, 8 në atë të konsulencës, 6 në automobilistikë, 5 në shërbime, 5 ne turizëm, 4 në infrastrukturë, 3 në bujqësi, 3 në ndërtim, 3 në miniera, tre në tregtinë me shumicë, 2 në shërbime financiare, 2 në pasuritë e patundshme, 1 në shërbimet areportuale, 1 në arsim, 1 në teknologjinë e infomacionit dhe 1 në tregtinë me pakicë.

Siç shihet nga burimet e vetë qeverisë, 6 nga investitorët kanë shfaqur interes për industrinë automative, e cila po zhvillohet me ritme të shpejta në rajon, duke diversifikuar eksportet dhe duke rritur vleren e tyre.  Qeveria shqiptare nuk ka arritur të ofrojë kushte për asnjë prej tyre, duke bërë që disa nga keto kompani të zhvillojnë synimin e tyre në Maqedoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, pjesa më e madhe e iHD-ve (rreth 60%) në Shqipëri është e përqendruar në sektorin e minierave (kryesisht naftë dhe gaz); 13% është në transport dhe komunikacion, 9% në elektricitet dhe 8% në prona të paluajtshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo mungesë diversifikimi do të thotë që Shqipëria është ende mjaft vulnerabël ndaj goditjeve të mallrave të vetme, si ato të hasura së fundmi në tregun e naftës gjithashtu edhe daljet e kapitalit të investitorëve kryesore. Diversifikimi i investimeve dhe IHD-ve në veçanti vazhdon të jetë një nga kufizimet kryesore të rritjes në Shqipëri.

Sipas të dhënave të QKB-së, 8.580 biznese të huaja operonin në vend në shkurt të 2016-ës, 74.6% të të cilave janë kompani me pronësi të huaj dhe 25.4% janë kompani me aksionerë të përbashkët.

Gjeografikisht, këto kompani janë kryesisht të përqendruara në zonën e Tiranës, me një total prej 5.804.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?