Nga AKSHI te SHISH-i e Ministria e Brendshme, ja sa para përfitojnë institucionet nga buxheti i shtetit
Nga rishikimi i buxhetit të shtetit, disa institucione do të përfitojnë. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), përfiton rreth 16 milionë euro shtesë për zhvillimin e sistemeve kompjuterike, në kuadër të projektit me Bankën Botërore dhe bashkëpunimeve me kompaninë Oracle.
Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) merr rreth 5.5 milionë euro për blerjen e sistemeve dhe software-ëve të rinj, që synojnë përmirësimin e kapaciteteve teknologjike dhe të sigurisë.
Ministria e Punëve të Brendshme përfiton rreth 4.6 milionë euro, fonde që do të përdoren për nevojat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, ndërsa pjesa më e madhe e financimit sigurohet nga kursimet e veta në shpenzimet korente.
Ministria e Drejtësisë merr rreth 4 milionë euro shtesë për financimit të projektit për Institutin e të Miturve në Konflikt me Ligjin.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përfiton rreth 3 milionë euro për projektet e bashkive në programin “Ujitja dhe kullimi”, që synojnë përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe menaxhimin e burimeve ujore.
ILDKPKI me rreth 600 mijë euro shtesë për projektin e godinës së re të institucionit dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, me rreth 320 mijë euro për rikonstruksionin e Vilës Qeveritare në Dajt.
KOHA JONË SONDAZH

