Nga flokët tek ecja, këto janë 13 gjëra që meshkujt vënë re të parat tek femrat

Zakonisht, gratë mendojnë se e para gjë që burrat vënë re tek ato, është paraqitja e jashtme. Megjithatë, duket se nuk ndodh gjithmonë kështu. Sigurisht, aparenca është e rëndësishme, por ka disa gjëra të tjera që burrat gjithashtu i vënë re. Disa prej këtyre aspekteve janë të parashikueshëm, ndërsa për të tjerët, as do u shkonte mendja që meshkujt i vënë re.

Flokët e bukur
Kur një burrë sheh një grua për herë të parë, sytë e tij përqendrohen më shumë në fytyrën e saj dhe pastaj, pasi e analizon shkurtimisht, konkludon menjëherë nëse e gjen atë tërheqëse, apo jo. Megjithatë, disa burra pohojnë se mund ta bëjnë këtë duke shikuar një grua nga prapa. Nëse mendoni se po ju gjykojnë prej fundshpinës, gaboheni. Ata shohin flokët. Domethënë, burrat zakonisht tërhiqen nga flokët e trashë, me shkëlqim dhe të pastër. Ata mendojnë se gjendja e flokëve të një gruaje zbulon shumë për personalitetin e saj, kryesisht nëse kujdeseni për veten dhe pamjen tuaj.

Qëndrimi i duhur i trupit
Burrat thjesht duan gratë që kanë një qëndrim të drejtë, pasi këto gra duken shumë më të bukura, tërheqëse dhe të sigurta. Askujt nuk i pëlqen të shohë një grua me qëndrim trupi të keq, dhe shpesh burrat i konsiderojnë këto gra të pa besueshme. Prandaj, drejtoni shpinën dhe mbani kokën lart, por jo shumë lart. Gjithmonë jini të natyrshme dhe të relaksuara.

Miqtë tuaj
Për burrat, miqtë tuaj janë shumë të rëndësishëm sepse mund të zbulojnë shumë për ju dhe jetën tuaj. Për shembull, nëse miqtë tuaj janë të zhurmshëm dhe të pasjellshëm, një burrë do të supozojë se edhe ju jeni të tilla. Nga ana tjetër, miqtë e hareshëm dhe të mirë krijojnë një pamje pozitive për ju.

Buzët
Është vërtetuar shkencërisht se puthja zvogëlon stresin dhe, për më tepër, studimet kanë treguar se shumica e njerëzve shpenzojnë rreth 20160 minuta të jetës së tyre, duke u puthur. Prandaj, nuk është çudi që burrat të vërejnë buzët e gruas së pari. Pra, kujdesuni për buzët tuaja dhe mbani mend se meshkujt gjithmonë preferojnë pamjen e tyre natyrore.

Gjërat që mbani me vete
E besoni apo jo, brendësia e çantës tuaj mund të zbulojë shumë për ju. Të paktën kjo është ajo që mendojnë burrat. Për shembull, një vajzë që mban një çantë të mbushur me sende kozmetike, do të thotë që kujdeset për pamjen e saj, ndërsa gratë që mbajnë libra janë interesante dhe duan të lexojnë dhe mësojnë. Gratë që nuk mbajnë një portofol shfaqen të pakujdesshme dhe pak të ftohta, ndërsa ato që mbajnë një furçë dhëmbësh dhe deodorant, janë gati për çdo gjë dhe në çdo kohë.

Buzëqeshja juaj
Pa dyshim, burrat gjithmonë do të vënë re buzëqeshjen tuaj. Sigurohuni që gjithmonë të buzëqeshni natyrshëm, sepse ata e dallojnë menjëherë nëse jeni duke u shtirur. Pra, kurrë mos buzëqeshni me qëllim, pasi nuk duket aspak tërheqëse.

Taka të larta
Burrat i konsiderojnë takat e larta shumë tërheqëse, pasi simbolizojnë ndjeshmërinë dhe guximin. Prandaj, mbani taka të larta dhe jini gati sepse nuk mund ta dini kurrë kur do të takoni “të duhurin”. Megjithatë, nëse nuk mund të ecni siç duhet në taka të larta ose nëse i gjeni ato të parehatshme, mos i mbani.

Ecja juaj
Mënyra se si ecni flet shumë për besimin tuaj. Jini të sigurta në vetvete, por në mënyrë të natyrshme dhe të relaksuar. Mos u sillni sikur po ecni në një pistë, por ecni si një zonjë e vërtetë.

Sjellja
Sjellja juaj është gjëja më e rëndësishme jofizike që burrat vënë re menjëherë dhe është e rëndësishme për ta. Një grua mund të jetë aq e bukur sa një perëndeshë, megjithatë, nëse ajo ka një sjellje negative, në shumicën e rasteve, burrat neveriten. Ata duan gratë e hareshme, me një pikëpamje pozitive mbi botën, gjë që nëse e mendon, është logjike. Askush nuk dëshiron të jetë me dikë që është vazhdimisht negative.

Aftësi të mira vallëzimi
Një vajzë që vallëzon mirë tregon se ndihet mirë në lëkurën e saj; ajo ka vetëbesim dhe e di se si të kalojë bukur. Përveç kësaj, është e vështirë të mos vëresh një kërcimtare të mirë. Pra, herën tjetër që ndodheni në pistë, mendoni për atë që sapo lexuat. Kështu që, relaksohuni dhe shkoni me ritmin, shijoni muzikën – dikush mund të jetë duke ju parë.

Një stil unik i modës
Meshkujt tërhiqen më shumë nga gratë që veshin rroba interesante dhe unike, se ato që veshin rroba që zbulojnë shumë nga trupi. Nëse dëshironi të tërhiqni meshkujt, mos u vishni vulgarisht, por investoni në stilin tuaj dhe bëjeni atë sa më interesant dhe të pajtueshëm me personalitetin tuaj.

Të pasmet
Së bashku me buzëqeshjen, burrat gjithashtu vënë re atributet fizike, dhe një atribut i tillë janë të pasmet. Pra, jini një grua plot vetëbesim dhe … të pasme tërheqëse.

Këmbët
Gjithmonë sigurohuni që këmbët tuaja të jenë të buta dhe thonjtë e tyre të pastër. Askush nuk dëshiron të shohë thembra të plasaritura dhe thonj të pistë.
Për ta përmbledhur, e rëndësishme është që gjithmonë të jeni dhe të mbeteni sa më të natyrshme që të jetë e mundur. Mbani në mend se vija midis një pamje tërheqëse dhe vulgaritetit është shumë e hollë. Prandaj, bëni një përpjekje për të qenë origjinale dhe e vërtetë me veten tuaj. / Bota.al

SHKARKO APP