Nga janari, rritet 17% çmimi i naftës, arrin 185 lekë/litër

Çmimi i karburanteve ka nisur rritjen me 3 lek/litër në ditët e fundit ku për pasojë, cmimet në tregun e pakicës shënojnë 185 lek/litër për naftën dhe 186 lek/litër për benzinën.

Trendi i rritjes së çmimit të karburanteve cdo vit në stinën e verës duket se po shoqëron edhe këtë vit, edhe pse në kundërshtim me llogjikën e tregut ndërkombëtar, ku cmimi i naftës shënon ulje.

Të hënën, çmimi i naftës referencë europiane ICE Brent për dorëzimet e muajit gusht ra 6.3%, rënie më të fortë ditore që nga data 4 shkurt dhe cmimi arriti në 56.5 usd/fuçi, ndërsa në SHBA, 52.53 usd/fuci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në maj, çmimi i naftës u rrit deri në 69.63 usd/fuçi, nga 45 usd/fuci në muajin Janar, kur u shënua niveli më i ulët. Por a do të reflektohet kjo ulje në tregun vendas, kur nafta po i afrohet nivelit rekord 190 lek/litër, aq sa ishte në Janar 2014 kur nafta në bursat botërore arriti 120 usd/fuçi?

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Shqipëri rritja e çmimit të karburanteve në ditët e fundit shënn rritjen e 4-t radhazi brenda 5 muajve ndërsa po vërehet këmbëngulja e tregut grosist për të arritur drejt çmimit të vjetshëm, 190 lekë/litër.

Brenda kësaj periudhe, vërehet se nafta dhe benzina janë rritur gati 17% më shumë që nga muaji Janar kur një litër u shit me 158 lekë.

Pavarësisht treguesve, në tregun grosist shprehen se rritja e çmimit lidhet me forcimin e dollarit edhe pse në tregun e brendshëm, sipas kursit të BSH-së, 1 usd u këmbye me 126 lekë, mjaft larg nivelit rekord me 133 lekë, që arriti në muajin Mars.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?