Nga Londra në Mynih, Ermonela Jaho duartrokitet sërish për magjinë e Verdit
Zëri më i mirë operistik, zëri i shqiptares Ermonela Jaho është duartrokitur këtë fundjavë edhe në Mynih. Sopranoja shqiptare ka interpretuar atë për të cilën e kërkojnë shpesh në skenat europiane.
Ermonela erdhi këtë fund shkurti në rolin kryesor, atë të Violetës në operën e famshme “La Traviata”, e cila është shfaqur rreth mijëra herë në teatrot italiane e mijëra të tjerë në rreth 23 shtete të botës.
“La Traviata” me Ermonela Jahon do të jetë në Teatrin e Operas “Bayerische” edhe në datat 25 e 28 shkurt, ndërsa sopranoja shqiptare po shijon edhe kritikat pozitive që vijnë edhe nga Londra për performancën e saj në Wigmore Hall jo vetëm për “Madame Butterfly” të Puccinit.