Nga modele e Playboy tek mikesha e Berlusconi-t
Nga Hannah Roberts, Daily Mail
Me pamjen provokuese dhe veshjet me dantella, ajo e mbante veten si një yll në vitet ’80.
Alessandra Mussolini, mbesa joshëse e diktatorit fashist italian, Benito, këtu (SIPER) shfaqet në kopertinën e revistës italiane Playboy.
Ajo e kaloi dekadën e keqe me modeling, aktrim, madje publikoi edhe një disk në Japoni, që tani është bërë një objekt për koleksionistët.
Tezja e saj, aktorja me famë botërore, Sophia Loren, e mori nën mbrojtje mbesën e saj të preferuar, por Alessandra nuk ia doli në Hollivud, duke u ankuar se producentët e gjykonin atë vetëm nga pamja, duke i thënë ose ishte ‘shumë e bukur, shumë e shëmtuar, shumë e shkurtër, shumë e gjatë’.
Për fat të mirë e kishte emrin e famshëm dhe kjo bëri që ajo të bënte një karrierë të shkëlqyer në politikën e krahut të djathtë, si një avokate e zjarrtë e vlerave të familjes tradicionale dhe të drejtave të grave.
Por bota e saj po shembet, pasi i shoqi, me të cilin ka 26 vjet martuar, është nën akuzë se ka bërë seks me një prostitutë minorene.
La Mussolini, siç e njohin në Itali, pretendon se është shkatërruar pasi u mësua se Mauro Floriani përdori një nga dy prostituta adoleshente, duke u paguar udhëtime luksoze.
Në një skandal seksual që ka tronditur Italinë, vajzat, të moshës 15 dhe 16 vjeç, të dyja me prejardhje të pasur, organizonin takime pas shkolle me klientët e tyre- dyshohet se mes tyre kishte priftërinj, politikanë apo oficerë policie.
Të shesësh seks në Itali është e ligjshme- por prostitutat duhet të jenë të paktën 18 vjeç e sipër.
Floriani, një ish-oficer i policisë financiare, me nofkën Kapiten Mussolini- insiston se ai mendonte se vajza ishte 19 vjeç.
Por prokurorët, që pretendojnë se regjistrimet telefonike tregojnë se ai e ka vizituar një nga vajzat të paktën pesë herë, kanë kërkuar gjykim, duke e akuzuar për seks me prostituta minorene.
Për 52-vjeçaren, ish-vajzën e kopertinave, turpi është akoma më i madh për shkak se si politikane kishte bërë thirrje për kastrim kimik të pedofilëve dhe kishte ngritur zërin kundër shfrytëzimit të prostitutave.
Tani, një javë pas shpërthimit të skandalit, ajo është kthyer në krah të tij.
Të dy janë fotografuar bashkë në meshën e së dielës, ndërsa ajo u dha miqve se “ai do jetë gjithmonë babai i fëmijëve të mi”.
Çifti, që u njoh kur Floriani e shpëtoi atë gjatë një incidenti me sërf, kanë tre fëmijë: Caterina, Clarissa dhe Romano, sipas babait të saj, djalit më të vogël të diktatorit Benito Mussolini.
Romano, fëmija i katërt i Mussolini-t, nuk interesohej kurrë për politikën.
Ai bë llogaritar dhe pianist xhazi.
Pasi Mussolini u vra në fund të Luftës së Dytë Botërore, Romano jetoi me një identitet tjetër për disa vite, nga frika e hakmarrjes së armiqve të babait dhe nisi të luante piano në një lagje të Napolit.
Në vitet ’50, atë e bindën të përdorte emrin e tij të vërtetë. Ai pati njëfarë suksesi duke performuar në krah të emrave të mëdhenj si Chet Baker, Ella Fitzgerald apo Louis Armstrong.
Në vitin 1962, ai u martua me nënën e Alessandra-s, Maria Scicolone, motra e sirenës së Hollivudit, Sophia Loren, por martesa nuk zgjati.
Maria dhe Sophia ishin të paligjshme dhe u rritën në getot e Napolonit dhe Mussolini-t mendonin se ajo nuk ishte mjaftueshëm e mirë për djalin e Duçes.
Maria, një kuzhiniere e talentuar dhe këngëtare, nga ana e saj e përdori emrin e tyre për famë, duke publikuar një libër recetash me titull “Në tavolinën e Duçes”.
Ajo po ashtu publikoi një libër se si gatuante për Sophia Loren dhe miqtë e saj të famshëm, Frank Sinatra, Nancy Reagan dhe Valentino.
Alessandra debtoi në ekran në moshën 10 vjeç. Me ndihmën e tezes Sophia, ajo mori pjesë në disa filma, përpara se të studionte mjekësi dhe kirurgji.
Përpara se të mbaronte studimet në vitin 1992, ajo ishte zgjedhur tashmë deputete, të cilën menjëherë ajo e deklaroi si një akt dashurie ndaj gjyshit.
Ndërkohë që Benitoja e saj kishte vdekur në vitin 1945, 17 vjet përpara se ajo të lindte, karriera e saj politike ishte thuajse në nderim të tij pasi ajo mbronte fashizmin.
Njëherë ajo tha se ka një bust të tij në dhomën e gjumit dhe se u martua me Florianin në vendlindjen e gjyshit.
Njëherë ajo tha se Gaddafi duhet të paguajë kompensim për Italinë, pasi ka kolonizuar Libinë, të cilës fashizmi i solli rrugë, shkolla dhe demokraci.
“Të mos ishte për gjyshin tim, ata do ishin akoma mbi gamilje dhe me turban në kokë,” tha ajo.
Më vonë ajo dha dorëheqje nga partia e saj Alleanza Nazionale pasi lideri Gianfranco Fini tha gjatë një udhëtimi në Izrael se fashizmi ishte e keqja më e madhe e shekullit 20.
Duke mbrojtur gjyshin e saj, ajo është grindur shpesh në debate televizive, duke i thënë njërit në një rast se “është më mirë të jesh fashist se homoseksual”.
Ajo ishte e përkushtuar edhe ndaj babait të saj. Kur ai vdiq në vitin 2006, ajo puthi arkivolin e tij disa herë.
Në vitin 2004 u bë eurodeputete për grupin europian “Identitet, Traditë, Sovranitet”.
Megjithatë grupi u shpërbë kur kolegët rumunë u larguan pasi ajo deklaroi se “thyerja e ligjit është mënyrë jetese për rumunët”.
La Mussolini u zgjodh deputete për Forza Italia të Silvio Berlusconi-t në vitin 2013.
Vitin e shkuar ajo la vendin në Senatin Italian për Parlamentin Europian- por mbetet në partinë e Berlusconi-t.
Ajo e mbështeti miliarderin 78-vjeçar pasi u akuzua se kishte bërë seks me një prostitutë minorene.
Tani, ajo dhe e shoqi mund të përfitojnë nga kjo eksperiencë.
Berlusconi u lirua nga akuzat, pasi gjykatësit thanë se ai nuk e dinte moshën e vajzës, një precedent shumë i mirë edhe për Florianin.