Edi Rama: Duhet falenderuar Shkelqim Hajdari që krijoi gjithçka nga fillimi si kryeinspektor Republike…

Kryeministri Rama tha sot ndër të tjera se “duhet falenderuar Shkëlqim Hajdarin, kryeinspektorin e Republikës që për 10 vite rrjesht drejtoi në mënyrë shembullore këtë institucion…”

Me pas Edi Rama që ishte i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore theksoi se “Do të keni përsëri një ditë intensive emocionesh krijuese dhe një tjetër arsye për t’u ndjerë mirë në fund të ditës duke arritur të vendosim një projekt tjetër në radhën e këtyre projekteve. Tani janë gati për të marrë lejen e zhvillimit dhe për të filluar nga puna. Falë këtij procesi do të kemi një stadium të ri, të përmasave europiane. Një tjetër vepër arkitektonike. Biblioteka e re kombëtare, mjedis i nevojshëm prej vitesh, dhe një tjetër vepër e spikatur në historinë jo thjesht të vendit tonë, por të arkitekturës bashkëkohore. Do të kemi kompleks të ri zyrash për administratën. Do të kemi pallatin e ri të sportit, një vepër mbresëlënëse. Dhe një sërë veprash të tjera me interes publik. I hapim rrugën dy drejtimeve të reja për krijimin e kushteve për fëmijët që janë në duart e solidaritetit, jetimët dhe për korpusin e ri të inspektorateve. Dua të falënderoj kryeinspektorin që për 10 vite rresht drejtoi një institucion që lindi nga hiçi dhe sot është gati të bëjë një hop tjetër.

Ndërkohë që Shqipëria është bërë pikë referimi në arkitekturën bashkëkohore, ky vend është njëkohësisht edhe një universitet i hapur që u jep mundësi arkitektëve të rinj shqiptarë, që përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të marrin dije. U them atyre që do humbin, që këtu në Shqipëri nuk ka të humbur, edhe humbja është prezantim me vendin, dhe vendi nuk i lëshon”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?