Nga puna në ‘call center-i’ direkt milioner

Është një adoleshent aspak i zakonshëm. Mjafton të shohësh makinën e tij të re të mbuluar me ar për ta kuptuar këtë gjë. Dy punët e tij part-time kur ishte vetëm 16 vjeç e kanë bërë atë tashmë një miliarder.

Djaloshi tregon se, porsa mbushi 16 vjeç ai nisi një punë si ndihmës në një firmë e cila nëpërmjet telefonit, marketonte shërbime të ndryshme të investimeve.

Njëkohësisht punonte dhe për “McDonald’s”. Shumë shpejt, arriti të mësonte teknika të ndryshme të investimit të parave dhe pa mbushur ende 18 vjeç hapi një llogari në emër të nënës së tij, ku derdhi të gjitha paratë që kishte fituar nga puna.

“Kur punoja si ‘djali që sillte çajin’ në firmën e investimeve, isha i rrethuar nga njerëz të mirëinformuar. Çdo gjë që mësoja nga ta, i përpunoja më pas kur shkoja në shtëpi” tregon djaloshi për tabloidin britanik “Metro”. Tani, Robert zotëron disa lokale dhe shtëpi në Angli dhe në vendin e tij të origjinës, Afrikën Jugore. Nëna e adoleshentit shprehet se është shumë krenare për të.

SHKARKO APP