Nga sot, tatimet në terren për kasat dhe kuponin

Duke nisur nga dita e sotme, 1 gusht 2016, do të rinisë në terren fushata e tatimeve për kontrollin e bizneseve për kasat fiskale dhe lëshimin e kuponave tatimorë, kryesisht në zonat turistike.

Nisma u prezantua pak ditë më parë nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili deklaroi më 12 korrik 2016  se kontrollet nuk do të jenë represive dhe nuk do të synojnë gjobitjen e biznesit, por sensibilizimin e tij për vënien në punë të kasës dhe lëshimin e kuponit.

Ministri i Financave ka bërë të ditur gjithashtu se drafti që lehtëson procedurat për biznesin pritet të miratohet nga Parlamenti në shtator me sesionin e ri, së bashku me rishikimet që do t’i bëhen buxhetit të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?