Nga ulja e kohës së diskutimeve te projektligjet, drafti i PS për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit
PS-ja ka depozituar në Kuvend një draft me ndryshime në Rregulloren e Parlamentit, ku kërkohet përgjysmimi i kohës së diskutimeve në seancë plenare nga 10 në 5 minuta për ministrat dhe deputetët. Në draftin që mban firmën e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe dy deputetëve të tjerë, Erjon Malaj dhe Erjon Mile, parashikohet gjithashtu që projektligjet që lidhen me procesin e integrimit evropian dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar. Ndryshimet përfshijnë edhe riorganizimin e komisioneve parlamentare, forcimin e kontrollit post-legjislativ dhe rregulla të reja për raportimin e institucioneve të pavarura dhe trajtimin e nismave qytetare.
KOHA JONË SONDAZH






