Ngadalësohet aktiviteti i biznesit në tremujorin e parë

 

Ritmet e rritje së afarizmit në ekonomi ranë me 2.3 për qind në tremujorin e parë të 2015, në krahasim me një vit më parë ku në të njëjtën periudhë volumi i aktivitetit ekonomik ishte rritur me 3.8%, sipas të dhënave të djeshme të INSTAT.

INSTAT ka shpjeguar se në më të madhe këtë vit e patën aktivitetet që kryhen në sektorët “Agjenci udhëtimi” me 26,4%, “Energji elektrike, gaz, avull” me 21 %, dhe ” Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë”, përkatësisht me 12,4 %.

Në aktivitetin “Industri” ka ndodhur një rënie 9,3 %, dega me rënien më të madhe është “Industria Nxjerrëse” me 29,7 %.

Shifra e afarizmit në volum, në “Shërbime”, në tremujorin e parë 2015 krahasuar me tremujorin e parë 2014, është rritur me 3,5 %, ndikuar kryesisht nga aktivitetet: “Agjenci udhëtimi”, “Tregti” dhe “Hotele” përkatësisht me 26,4 %, 7,4 % dhe 6.5 %. Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në tremujorin e parë 2015, paraqitet me rënie prej 17,7 % krahasuar me tremujorin e katërt 2014. Në këtë rënie ndikojnë aktivitetet që kryhen në sektorët, “Transport dhe Magazinim”, “Ndërtim” dhe “Industri nxjerrëse” përkatësisht me 48,9 %, 34 % dhe 29,2 %.

Në aktivitetin “Industri” kemi rënie 17,2 %, ku dega me rënien më të lartë është “Industria Nxjerrëse” me 29,2 %. Në krahasim me tremujorin e katërt 2014, në aktivitetet “Shërbime” kemi rënie 16,9 %, të shifrës së afarizmit në volum e cila ka ardhur kryesisht nga aktivitetet “Transport dhe Magazinim” dhe “Informacioni dhe komunikimi” përkatësisht me 48,9 % dhe 24,1 %.

Ecuria e afarizmit në ekonomi është treguesi më i hershëm që sinjalizon rritjen ekonomike të. Në tremujorin e parë të 2014 afarizmi u rrit me 3.8 për qind, ndërsa rritja ekonomike rezultoi 1.6%, ndërsa këtë shifra e afarizmit në nivelet 2.3 % pritet të prodhojë një në tremujorin e parë 2015 një rritje më të vogël se, ajo e një viti më parë. Kjo mbështet edhe nga rënia e eksporteve me 2 për qind gjatë tremujorit të parë 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014.

SHKARKO APP