Ngjela: Rama ka dështuar. Për Merkelin ai është Kryeministri i disfatave
Spartak Ngjela shprehet se kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama nuk ka përmbushur kërkesat e ndërkombëtarëve për reforma. Në një analizë në Facebook, avokati i njohur rendit 4 kushte që Kancelarja Angela Merkel i ka vendosur qeverisë “Rama” për të ecur përpara me integrimin e Shqipërisë në BE.
Ngjela thotë se në takimin e fundit me Merkel, Rama nuk ka paraqitur asnjë arritje për pritshmëritë që kishin gjermanët. Për pasojë, avokati shprehet se Edi Rama shihet si kryeministër i dështuar nga Berlini zyrtar.
Postimi i plotë i avokatit Spartak Ngjela në Facebook:
“Cilat janë disfatat e qeverisë Rama sipas mendimit të politikës gjermane dhe Kancelares Merkel.
Takimi i fundit që pati kryeministri shqiptar në Berlin, ishte shumë i ftohtë; dhe kjo sepse gjermanët e kuptuan që kishin të bënin me një kryeministër që thoshte vetëm fjalë pa lidhje.
Në funksion të kësaj Angela Merkel i dha këtë konkluzion:
Qeveria Rama nuk ka mundur të realizojë:
- Reformën në drejtësi.
- Zgjidhjen e problemit të pronave ( as e ka filluar).
- Ndarjen territoriale në formë federale me pavarësi të plotë ekonomiko-politike.
- Ristrukturim i sistemit arsimor në drejtim të intelektit dhe prodhimit të punëtorëve të kualifikuar.
- Sistemi shëndetësor kërkon ristrukturim të plotë në mënyrat e financimit….
Të katra këto janë prioritete që duhet të formojnë Shqipërinë për të qenë e gatshme për në Bashkimin Europian.
Por, ka mundësi Rama t’i realizojë këto? Rama jo vetëm që nuk ka mundësi t’i realizojë këto, por ai as nuk i dëshiron. Po pse? Reforma në Drejtësi e penalizon.
Zgjidhen e problemit të pronave Rama nuk e kupton dot. Ndarjen territoriale në formë federale, Rama nuk e koncepton dot fare se i duket vetja që mbetet pa pushtet.
Ristrukturimin e sistemit arsimor Rama nuk e di fare se çfarë është. Mënyrën e financimit të sistemit arsimor, kryeministri nuk arrin ta kuptojë dot fare. Siç shihet kryeministri shqiptar për Perëndimin ka dështuar.
Po shqiptarët çdo të bëjnë?”.
Ngjela: Ja politikanët e lartë që do të shkojnë në burg nga reforma në drejtësi