Ngjyra e plazhit? Ky është make up i duhur

Me pushime dhe largimin nga aktiviteti i punës, kemi vlerësuar gjithmonë fytyrën “ujë dhe sapun”, ndërkohë që dielli dhe jeta në ajër të pastër na kanë dhuruar ngjyrën që na pëlqen aq shumë dhe na jep shëndet dhe alegri.

Për të mbajtur një fytyrë me humor të mirë dhe ngjyrën fantastike të plazhit sigurisht që ka një truk, dhe ky është make up i duhur.

Ndriço
Ta nisësh me këmbë të mbarë është thelbësore dhe ja pse një lëkurë e shëndetshme dhe e shndritshme është kushti i nevojshëm për të pasur një make up rezistues. Hapi i parë i rikthimit pas pushimeve është një skrub jo shumë agresiv dhe një maskë e bërë vetë ushqyese.

Sytë tek fondotinta
Të harrojmë fondotintën e zakonshme që përdorim në dimër, me bazë pak të errët me abronxaturë dhe zgjedhim një lehtësisht më të errët.

Korrektim po, por…
Edhe sytë duhen mbajtur nën kontroll. Kështu që si për fondotintën, zgjedhim një korrektor lehtësisht më të trashë se ajo e përshtathme për dimër, të përshtatshme për lëkurën e nxirë.

Konturet?
Edhe jo! Nëse në dimër kemi nevojë ti japim pak ndriçim fytyrës, gjatë verës me fytyrën e nxirë nuk është e nevojshme të krijosh zona hijezimesh. Kështu që la ta harrojmë për pak chroming. Këshilla? Zgjidhni tonalitete mesatare duke evituar ato shumë të  hapura.

Toni syve
Nuk ka rëndësi ngjyra, jeshile, e kaltër apo kafe. Cilado qoftë ngjyra ajo që thekson shikimin tonë me fytyrë të nxirë janë ngjyrat e perëndimit që shkojnë nga ngjyra e Tokës tek të kuqet. Nëse do të përdorim dhe hijëzimet, tonet e kafes së hapur janë perfekte.

SHKARKO APP