Nis blerja e votave në Durrës. Ish-deputeti i PD zbulon çmimin
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Opinion”.
Marku tha se në qytetin e Durrësit ka nisur blerja e votës, duke zbuluar ndërkohë dhe çmimin e saj. Ai tha se vota blihet për 50 mijë lekë, duke shtuar se është ndërtuar një sistem kapilar i blerjes së votës.
Më tej, Marku tregoi se këto raste edhe pse të veçuara janë ngjarje shumë të vogla për të treguar anën reale se çfarë po ndodh realisht në Durrës dhe disa qytete të tjera.
Ka të dhëna që nga bankat janë tërhequr shuma të mëdha parash dhe prokuroria duhet të hetojë në lidhje me këto raste, sepse ato po hidhen në fushatë.