Nis bora në Korçë

Rajoni jug-lindor i vendit i është rikthyer të ftohtit dhe temperaturave të ulëta. Paraditen e së shtunës reshje bore janë regjistruar në zonën malore të Dardhës, ndërsa nuk kanë munguar as reshjet e shiut në zonat më të ulëta.

Si rrjedhojë e reshjeve, qytetarët e Korçës i janë rikthyer veshjes së tyre dimërore dhe çadrave. Sipas të dhënave, në gjithë qarkun bora nuk ka krijuar probleme, as në aksin rrugor Korçë-Dardhë, ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm.

Në pikën turistike të Dardhës janë regjistruar 3-5 cm borë. Pavarësisht fenomenit të zakonshëm për stinën, situata raportohet normale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?