Nis festa e shtrenjtë e PS, me shampanjë dhe koncere për fitoren
Teksa kanë mbetur pa numëruar edhe 40 kuti, Partia Socialiste rezulton fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit me 74 mandate deputetësh, sipas të dhënave paraprake.
Në orën 18:30, PS do të organizojë një festë në sheshin “Skënderbej”. Kryeministri Rama tha se i priste qytetarët në “sheshin “Skënderbej për fjalën e fitores! Kush të dojë është i mirëseardhur”.
Megjithatë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj e ka nisur festën më herët. Referuar një video të postuar në rrjetet sociale, Felaj shfaqet mes një grupi militantësh socialistë në Kuçovë duke festuar me shampanjë fitoren në zgjedhje.
“Kuçova gati për të festuar për Shqipërinë, sot në 18:30 në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë”, – shkruan Felaj.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka njoftuar një festë me këngëtarë të njohur sot në Tiranë, pas fjalimit të Edi Ramës.