Nis kompensimi i pronarëve, ATP shpërndan 960 mln lekë për trojet

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka nisur shpërndarjen e kompensimit financiar prej 960 milionë lekësh për një sipërfaqe prej 89 mijë metrash katrorë.

Përmes një njoftimi zyrtar, Agjencia bën me dije se me këtë fond kompensohen 118 ish-pronarë për një sipërfaqe prej 99 mijë metrash katrorë e njohur si tokë truall dhe 313 mijë metra katrorë e njohur si tokë bujqësore.

Ndërkaq, sipërfaqja e shpërndarë nga fondi i tokës në dispozicion të Agjencisë për kompensim fizik është 471 mijë metra katrorë.

Agjencia njofton se, aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 153 aplikimeve, me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik për vendimet të miratuara në vitet 1993-1994.

Lista me aplikimet e shqyrtuara
/shqiptarja.com/

SHKARKO APP