Nis Kuvendi, LSI thërret në interpelancë Nikollën për krizën në universitete. Rama transmetim live

LSI ka thirrur sot në interpelancë, ministren e Arsimit Lindita Nikolla lidhur me ligjin e Arsimit të Lartë. LSI i ka drejtuar pyetje Nikollës pse nuk kanë dalë aktet nënligjore të cilat shkaktuan krizën në universitete.

Deputetja Kejdi Mehmeti tha nga foltorja e Kuvendit se “qeveria ka harruar premtimet dhe ka rritur vetëm tarifat për universitetet dhe ministria është përgjegjëse.S i për të për mos mjaftuar këto, qeveria ka vendosur të heqë bursat për studentët. Papërgjegjshmëria për zbatimin e ligjit vetëm sa ka rritur kostot për familjet e shqiptarëve për të shkolluar fëmijët. Aktet nëligjore për zbatimin e ligjit nuk janë hartuar dhe po ashtu, as institutcionet që duhet të merren me zbatimin e ligjit,” theksoi Mehmetaj.

Pas deputetes së LSI, e ka marrë fjalën Nikolla e cila tha se ishte e lumtur që po dilte në Kuvend, pasi kishte shumë për të thënë dhe informuar dhe se nuk kishte krizë në Universitetin e Tiranës.

Ndërkohë, Kryeministri Rama ka vendosur që të gjithë debatin në Kuvend ta transmetojë në kohë reale përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, në të ashtuquajturin ERTV.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155587373191523/

SHKARKO APP